Koronavirusi, shifrat e orës së fundit në të gjithë botën

Në mbyllje të datës 6 mars 2020 janë regjistruar 101 906 raste personash të prekur me koronavirus.

Prej tyre 3 465 njerëz kanë humbur jetën. Në gjendje kritike janë 6 401 persona të tjerë siç shihni tabelat e detajuara më poshtë.

Gjatë 24 orëve të fundit numrin më të madh të të infektuarve e shënoi Irani me 1234 raste. Pas tij Italia me 778 raste, Koreja e Jugut me 309 raste dhe Franca me 230 raste.

Bie në sy fakti se Kina këto 24 orë shënoi vetëm 24 raste, numri më i ulët që nga nisja e epidemisë. Sakaq Europa po vuan përhapjen me shpejtësi të koronavirusit duke u shumëfishuar rastet e përditshme.

Koronavirusi deri tani ka prekur 97 shtete. Ndër fqinjët, Greqia me 45 raste, Maqedonia e Veriut, 3 të evidentuar.


Shtuar 6.03.2020 22:51