Koronavirusi “sheshit”, Meta dhuron gjak pa maskë

Nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Presidenti Ilir Meta doli pa një maskë mbrojtëse por u kujdes të ruante distancën me gazetarët.

Meta është paraqitur pranë bankës së Gjakut për të dhuruar gjak, ai tha se është tepër e nevojshme në situatën ku ndodhet vendi nga rreziku i koronavirusit.

Meta: Ishte kënaqësi dhe përgjegjësi e imja për të ardhur pranë qendrës kombëtare për dhurimin e gjakut pasi vetë situata është e tillë që kërkon sensibilitet më t madh sidomos të fëmijëve që kanë të domosdoshme furnizimin me gjak siç janë problemet e talasemisë të cilat na imponojmë të tregojmë solidaritetin tonë gjithashtu të mos biem pre e panikut. Është një proces i rëndësishëm dhe na takon ta vazhdojmë. Dua të falënderoj personelin mjekësor këtu që janë të angazhuar dhe po punojnë në mënyrë që gjaku të mos mungojë furnizimin me gjak.

Pyetje: Pse nuk keni përdorur maskë sot? Jemi në një situatë të rrezikshme, këtu është spital?

Meta: Të jeni i sigurtë që vij këtu pasi kam bërë test të dyfishtë, nuk kam kontaktuar askënd dhe kam bërë gjithçka për të ruajtur distancën e domosdoshme. Ju kam tërhequr edhe juve vëmendjen që të mos qëndroni afër njëri-tjetrit dhe ju përgëzoj që përdorni maskën.

Pyetje: Si i konsideroni masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së rrezikut nga koronavirusi, ju keni ngritur vetë një task forcë, mendoni se ka nevojë për masa të tjera shtesë?

Meta: Task-forca në presidencë nuk dublon apo zëvendëson task forcën e qeverisë, kjo është në funksion të presidentit për shkak se institucioni e ndjek për faktin e vetë situatës e cila kërkon ndjekje të vazhdueshme, duhet të përqendrohemi tek mesazhet e autoriteteve shtetërore qeveritare dhe institucioneve të shëndetit publik, duhet të kemi parasysh që ti referohemi 127 por edhe ndonjë numri tjetër përsëri për të përballuar fluksin, kërkesat, sqarimet për qytetarët, të gjithë sëbashku do ta kalojmë këtë situatë me sa më shumë kujdes dhe sa më pak panik.


Shtuar 12.03.2020 13:26