Koronavirusi lë Vlorën pa aeroport, Agjencia e Prokurimit Publik pezullon procedurat

Situata që po kalon vendi si pasojë e koronavirusit ka bërë që të anulohen shumë projekte të rëndësishme në vend.

Në kuadër të masave ndaj pandemisë edhe Agjencia e Prokurimit Publik ka pezulluar të gjitha procedurat duke prekur me këtë masë edhe tenderin për Aeroportin e Vlorës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar tenderin ndërkombëtar për dhënien me koncesion për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Vendimin e mori Agjencia e Prokurimit Publik, pasi janë pezulluar të gjitha procedurat që nuk kanë fokus covid-19.

Puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës ishte parashikuar që të fillonte në 31 maj. Ndërsa nuk dihet ende nëse ndërtimi i këtij aeroporti do të fillojë brenda këtij viti.

Për ndërtimin e këtij aeroporti deri tani kanë shprehur interes dy kompani italiane.


Shtuar 6.04.2020 17:09