Koronavirusi infekton 3.3 milion persona në të gjithë botën

Në një kohë kur pandemia e COVID-19, shifrat e të infektuarve dhe të viktimave nëpër botë çdo ditë ndryshojnë.

Në nivel global, shifra e personave të prekur nga ky virus vdekjeprurës ka shkuar në 3 308 6781 persona, ndërkohë që betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 234 123 persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë persa i përket numrit të viktimave dhe të të infektuarve ku deri më tani numri i të prekurve ka arritur në 1 095 210 ndërsa i viktimave 63 861 persona.

Italia është vendi i dytë në botë porsa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi me 27 967, ndërsa Spanja renditet e dyta pas Amerikës për numrin e të infektuarve me 239 639 të prekur. Ndërkohë në Shqipëri numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani nga kroonavirusi është 31 ndërsa të infektuarit janë 773.

Në të gjithë botën betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 1 042 991 persona.


Shtuar 1.05.2020 06:45