Koronavirusi hap dyert e qelive, 25 të burgosur karantinohen nëpër shtëpi

Koronavirusi ka bërë që të merren masa edhe për të burgosurit.

Ata do të nxjerren nga qelitë dhe do të dërgohen në shtëpi kur do të karantinohen për 3 muaj.

Mësohet se 21 të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit janë dërguar në banesë këtë të shtunë.

Të burgosurit që përfitojnë nga kjo amnisti do të qëndrojnë 3 muaj në banesë si vetëkarantinim. Ata do të monitorohen nga strukturat policore në mënyrë të vazhdueshme nëse e thyejnë karantinën apo jo.

Të burgosurit u pritën nga një familjarë, të cilët do të jetë edhe kontakti kryesor apo përgjegjësi për të afërmin e tij gjatë tre muajve. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2020 09:38