KORONAVIRUSI/ Burg për pronarët e marketeve kush abuzon me çmimet

Me përhapjen e panikut të koranavirusit, ka nisur edhe mobilizimi i qytetarëve për ushqime në supërmarkete në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij kreu i Bashkisë së Tiranë ka bërë të ditur se do ketë penalizime dhe gjoba për të gjithë pronarët e marketeve që rrisin çmimet e produkteve të tyre.

“Do jeni të pamëshirshëm me gjoba dhe procedim penal për këdo pronar biznesesh, supermarkete dyqane ushqimore që abuzojnë me çmimet. Nuk do tolerojmë më një qytet hienash, rrëzohemi bashkë, por bashkë do ngrihemi”, tha Veliaj.

Gjithashtu kryebashkiaku lajmëroi edhe anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesa publike deri në datën 3 prill.

Kjo përfshin gjithë aktivitetet e Ditës së Verës, koncertin e këngëtarit Maluma, i cili do të zhvillohet në muajin Qershor, dhe aktivitetet e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet. /albeu.com/


Shtuar 9.03.2020 18:03