Kopjoi Ramën? Albin Kurti hap kanal televiziv me logon e partisë

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik në Kosovë që krijon një televizion të vetin dhe i dyti në hapësirën shqipfolëse pas Edi Ramës.

Albulena Haxhiu nga kjo parti ka thënë në Klan Kosova se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.

“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Haxhiu ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje, shquhet për veprimet më unike që i bën. “Qasja kritike ndaj kësaj iniciative, është e mirëseardhur, megjithatë ne e shohim të rëndësishme që kemi bërë diçka të tillë”, është shprehur Haxhiu.

Siç e theksuam në fillim, ka qenë një nga veprimet më të komentuara në vendin tonë vendimi i kryeministrit Edi Rama për të hapur një kanal me emrin ERTV, ndërsa bën përshtypje duke marrë në konsideratë marrëdhëniet o ftohta mes Kurtit dhe kreut të qeverisë shqiptare për shkak të qëndrimeve të kundërta. Këtë herë dhe në këtë variant ata mendojnë njësoj.


Shtuar 6.08.2020 21:02