Konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit dhe Migracionit

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë drejtorin e Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkajn.

Merkaj ka dalë i pastër nga hetimet në bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Eduart Merkaj është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit që prej vitit 2007 ndërsa nga janari i vitit 2019 drejton Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.


Shtuar 13.01.2020 09:02