Komisioni Europian propozon hapjen e kufijve për Ballkanin

Komisioni Evropian ka rekomanduar rihapjen e kufijve të jashtëm të BE-së në 1 korrik për vendet e treta si ato të Ballkanit.

Komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson ka deklaruar në një konferencë për shtyp se duhet një qasje të qartë dhe fleksibël drejt heqjes së kufizimeve së udhëtimit.

“Pas heqjes së të gjitha kontrolleve të brendshme kufitare brenda Bashkimi Europian, ne po propozojmë një qasje të qartë dhe fleksibël drejt heqjes së kufizimeve të udhëtimit në BE duke filluar nga 1 korriku.

“Udhëtimi ndërkombëtar është thelbësor për turizmin dhe biznesin, dhe për familjen dhe miqtë. Ka ardhur koha të bëjmë përgatitje konkrete për heqjen e kufizimeve me vendet, gjendja shëndetësore e të cilave është e ngjashme me BE-në dhe për rifillimin e operacioneve të vizave” deklaroi Johansson.


Shtuar 11.06.2020 12:01