Kinematografia në zi, ndërron jetë aktori shumë i dashur për shqiptarët

Kinematografia shqiptare është në zi pasi ka humbur një ndër aktorët më të mirë të saja.

Mësohet se ka ndërruar jetë aktori Xhevdet Ferri pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Xhevdet Ferri ka qenë personazh kryesor në shumë filma dhe shfaqje teatri, duke u bërë kështu një figurë shumë e dashur për publikun.

Ai ka pasur fatin që bashkëshorten ta ketë gjithashtu aktore dhe së bashku kanë luajtur në disa projekte. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 17:16