“Kërkuam t’i bënin testin e Covid-19, por nuk pranuan”, flet mbesa e viktimës së parë nga koronavirusi

Koronavirusi ka shënuar viktimën e parë në Shqipëri vetëm pak ditë më parë.

Për 73 vjeçaren u tha se nuk tregoi se kishte ardhur nga Italia, ndërkohë që mbesa e saj ka rrëfyer të kundërtën në një mesazh që i ka dërguar gazetarës Fatma Haxhialiu.

Mbesa thotë se mjekët e dinin se ajo vinte nga Italia dhe tregon se nëna e saj, vajza e të ndjerës, ka kërkuar që e moshuara të kryejë testin e koronavirusit, por i është refuzuar.

“Ime me i ka kerkuar vete doktoreshes nje tampon per koronavirus per nenen duke pare situaten e nenes qe po perkeqesohej pa arsye, tampon ky qe u refuzua nga doktoresha me justifikimin qe ajo nuk ka shenja klinike.

POSTIMI I PLOTE I GAZETARES

Mbesa e te ndjeres nga Durresi, qe eshte shpallur dhe viktima e pare me Koronavirus me shkruan;

Fatma po ju shkruaj per rastin e viktimes nga koronavirus ne Durres dhe ndoshta ndergjegjsohemi ne si popull per te kuptuar se jo cdo gje qe na shitet si lajm eshte e vertete.

Ndoshta dikur do arrijme te kuptojme se per te bere nje lajm duhet se pari te pyes personat pergjegjes per ate lajm se si qendron e verteta.

Zoti na sprovoi me humbjen e njeriut tone te dashur e ne po mundohemi te mbeshtetemi ne Zot qe me durim te mire ta kalojme kte situate.
Por jane keto lajme qe njerez pa piken e pergjegjesise nxjerrin per LIKE a per ku e di cfare qe spo na lene rehat as ne keto momente te tilla.

Nena shtepine time ne itali ku u diagnostikua me pulmonit dhe ndenji e shtruar per 6 dite, pati shume permiresim dhe pasi u kalua nga antibiotik venoz ne antibiotik tablet u nxorr nga spitali dhe u la nje periudhe kohore 10 ditore per te pare si vijonte gjendja dhe cfare ilacesh duheshin ndryshuar.

U kthye ne shqiperi per shkak se atje ka banesen e saj ne Durres dhe donte te ishte atje per rikontroll pasi e ndjente vetem me mire.

Ne rikontrollin qe beri tek pneumologia ne Durres pas grafise e kontrollit u verej se nena ishte akoma qe gjendje te renduar.

Doktoreshes i paraqiti ime me te gjithe kartelen e saj qe pati kur ishte e shtruar ktu ne itali. Ku perfshinte cdo gje qe ishte bere atje nga mjekimet e deri tek analizat. Pneumologia i tha qe te nesermen duhej te merrte nje leter tek mjeku familjes dhe duhej shtruar urgjent.

Sipas doktoreshes edhe pse nje trajtim shume i mire ne itali ( qe kjo do te thote qe absolutisht fakti qe nena ka qene ne itali sju ka fshehur askujt ) nena serish pas 10 diteve nuk kishte nje gjendje te mire shendetesore.

Nje dite me pas u shtrua ne spital dhe gjendja vetem sa po rendohej dita dites.

Ime me i ka kerkuar vete doktoreshes nje tampon per koronavirus per nenen duke pare situaten e nenes qe po perkeqesohej pa arsye, tampon ky qe u refuzua nga doktoresha me justifikimin qe ajo nuk ka shenja klinike.

Vetem diten e fundit familjaret e mi e marrin vesh nga tv qe nena del pozitive dhe me e renda akoma e marrim vesh nga tv serish qe nena nderroi jete. Zoti mos na provofte kurre me nje sprove te tille.

Fale Zotit familjaret e mi te gjithe, mjeke e infermier kane dale negative e cuditshme por elhamdulilah e vertete. E cuditshme per vete faktin se si ka mundesi qe nje virus i tille brenda ketyre diteve te mos i transmetohet askujt…
Nderkohe qe vetem sot doli qe nje mjek i spitalit te Durresit paska dalur pozitiv, nderkohe qe nena si mjeke kryesore per te ka pasur pneumologen e cila eshte negative nga ky virus.

Se cfare ka ndodhur vertete ja kemi lene ne dore te madhit Zot.
Lutem qe edhe per raste te tjera qe po ndodhin ne Shqiperine tone te dashur mos tju vihet faji familjareve per heshtjen e tyre sic ndodhi me ne, por te mbajne mjeket pergjegjesine per cfare ka ndodhur dhe per faktin qe akoma vazhdojne te heshtin per te verteten duke i bere te fajshem familjare te pafajshem.


Shtuar 14.03.2020 11:51