COVID-19/ I kërkoi të mbante distancën, i riu ofendon dhe kërcënon drejtorin e Urgjencës

Drejtori i Urgjencës së Elbasanit, është përballur me kërcënim gjatë ditës së sotme.

Si i dyshuar për ngjarjen, nga ana e policisë ka nisur procedimi penal për R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan.

I dyshuari akuzohet se rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure, në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan,

Mësohet se personi ka shkuar për ndihmë mjeksore dhe i drejtori Urgjencës i ka kërkuar që të mbajë distancë dhe të qendrojë në rradhë.

Në ato momente, 36-vjeçari ka shpërthyer në ofendime dhe kanosje ndaj shefit të Urgjencës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Shtuar 8.04.2020 14:43