Kapet 59-vjeçari në Kakavijë, ku e kishte fshehur “mallin”

Një 59 vjeçar është vënë në pranga pasi i është gjetur në makinë një sasi heroine. Burime bëjnë me dije se kanë sekuestruar 555 gramë, lëndë narkotike, heroinë.

Droga është gjetur pas kontrollit në automjetin e B.R., 59 vjeç, banues në Berat. Sipas policisë heroina ishte e feshehur në çantën personale të 59 vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta

Tentoi të trafikonte heroinë drejt Greqisë duke përfituar nga fluksi në PKK Kakavije, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet dy pako me Heroinë, gjithsej 555 gramë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetasit B.R., 59 vjeç, banues në Berat.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gramë

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. /albeu.com/


Shtuar 3.01.2020 08:31