Kapen 12 sirianë të paligjshëm në Gjirokastër, policia në kërkim të trafikantit

Drejtoria e kufirit Gjirokastër ka kapur 12 shtetas sirianë të moshës 20 deri 40 vjeç.

Mësohet se ata kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në kufi, ndërsa janë braktisur nga trafikanti që ka qenë në ndjekje dhe është identifikuar nga policia.

Sirianët po transportoheshin me një mjet “Mitsubishi” me targa AA 539 SP. Ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Shtetasit janë kapur në vendin e quajtur çatistër teksa mësohet se ka patur më shumë klandestinë, por një pjesë e tyre janë larguar.


Shtuar 14.09.2020 08:12