“Ju njoh mirë”, Rama tregon pse doli për inspektim pa maskë dhe doreza

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur që të shohë personalisht nëse masat e marra po zbatohen.

Pikërisht për këtë arsye ai ka dalë vetë sot në rrugë dhe i ka kërkuar të moshuarve të mos rrinë më rrugëve, por të shkojnë të mbyllen nëpër shtëpi.

Me nje postim ne faqen e tij ne Facebook, teksa ka ndare edhe ne galeri me foto, Rama shfaqet pa maske dhe pa doreza dhe i ka paraprire pyetjeve te shumta, duke i dhene paraprakisht pergjigje se pse nuk ka qene i pajisur me to.

Postimi i Ramës

SOT NË DiSA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

🔴 PROBLEM PENSIONiSTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

🔴 RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

* dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka😊
E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur 👍


Shtuar 25.03.2020 13:07