Ishin nisur drejt Italisë, kapen 40 refugjatë irakianë pranë Vlorës

40 shtetas irakianë janë kapur nga policia në Mifol pranë lumit Vjosa.

Ata janë kapur në fshatin Novoselë, ndërsa kërkonin të largoheshin për një jetë më të mire drejt Evropës.

“Kemi dy ditë që endemi nëpër Shqipëri. Duam një jetë më të mirë, kemi dy muaj që ecim në këmbë. Kemi lënë vendin tonë për shkak të varfërisë”, janë shprehur ata.

Sipas burimeve paraprake dyshohet se refugjatët do të udhëtonin drejt Italisë. Policia i ka shoqëruar në Komisariat dhe po kryen veprimet hetimore. /albeu.com/


Shtuar 17.01.2020 10:31