Infektivi u kthye në karantinë, çfarë po ndodh jashtë tij (FOTO LAJM)

Infektivi është kthyer prej disa ditësh në një karantinë dhe aty aktualisht po dërgohen të gjithë ata që po preken nga koronavirusi.

Por si duket pamja jashtë karantinës?

Mjekë dhe infermierë me maska. Disa të tjerë që bisedojnë me policët që ndodhen në gardhin prej hekuri që është vendosur për të penguar lëvizjen e qytetarëve në zonën e ndaluar.

Kjo është pamja që të ofron spitali Infektiv ku aktualisht ndodhen të shtruar 17 pacientë, tre prej të cilëve në terapi intensive.


Shtuar 15.03.2020 15:40