Ilir Meta sfidon hapur Ramën për shpërndarjen e Parlamentit: Do vij t’a firmos në Kuvend! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka pyetur mijëra shqiptarë të mbledhur para Presidencës nëse duhet apo jo të shpërndahet Parlamenti.

Ashtu sic pritej, mbështetësit e tij kanë thënë njëzëri po dhe Meta u betua në flamur, se do ta çonte deri në fund vullnetin e qytetarëve.

Meta tha se do të shpërndante Kuvendin në rast se mazhoranca nuk reflekton deri në datën 15 Mars, kur është dhe afati i palëve për Reformën Zgjedhore, që është dhe një kusht për negociatat e Shqipërisë.

Presidenti sfidoi mazhorancën kur tha se do të shkojë në Kuvend, për ta firmosur nga aty shpërndarjen e parlamentit, që prej kohësh nuk ka kuorumin që parashikon Kushtetuta, prej 140 deputetësh.

Fjala e Metës:

Unë ju jap fjalën në emër të këtij flamuri, për të cilën janë vrarë mijëra dëshmorë, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, unë Ilir Meta betohem se atë dekret do ta firmos në mes të parlamentit, atje në mes të krimit, do i bëj thirrje popullit shqiptar, që unë i pari, do ta ndalim komunizmin.


Shtuar 2.03.2020 18:05