I vuri flakën tre kishave, 22-vjeçari rrezikon deri në 70 vite burg

Një 22-vjeçar është shpallur fajtor sepse i vuri flakën tre kishave afrikano-amerikane në Shtetet e Bashkuara të Luizianës.

Holden Matthews, pranoi se i ka vënë zjarrin për të rritur profilin si muzikant i “metalit të zi”, thanë prokurorët.

Ai dogji tre kisha në zonën e Opelousas brenda 10 ditësh në mars të vitit 2019. Për këtë vepër penale, rrezikon 10 deri në 70 vite burg.

Të hënën, Holden pranoi akuzat. Hetimet e prokurorisë nuk e kanë përcaktuar nëse krimet ishin për shkaqe raciste apo jo.

Ata thanë se 22-vjeçari pranoi që i ka vënë zjarrin për shkak të rolit fetar që kishin kishat.


Shtuar 11.02.2020 15:24