I vuri afat Ramës 15 marsin, një ditë pas protestës Meta pret në zyrë Bashën

Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta mbajti në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” manifestimin për “mbrojtjen e Kushtetutës”.

Një ditë pas tubimit të 2 marsit Presidenti Meta ka pritur në Presidencë mbrëmjen e sotme liderin e opozitës dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili ka qendruar aty disa minuta.

Nuk bëhet me dije tema e diskutimit, por mësohet se këtë takim Meta e pati paralajmëruar edhe në tubimin e djeshëm ku tha se pas këtij tubimi do të fillonte bisedimet me partitë politike.

Takimi nuk ishte paralajmëruar as nga Presidenca as nga Partia Demokratike dhe bëhet me dije se Basha ka qenë i vetëm në takim. /albeu.com/


Shtuar 3.03.2020 19:30