I doli kundër partisë, Sali Berisha i tregon çfarë i tha Rudinës: Je vajza e Azem Hajdarit

“Je vajza e Azem Hajdarit. Nuk ka rëndësi çfarë qëndrimesh mban. Unë jam njeri që respektoj zgjedhjet…”

Kështu i është shprehur Sali Berisha, deputetes Rudina Hajdari për vendimet e saj politike kundër rrymës së opozitës.

I ftuar në Çim Peka LIVE”, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se respekton zgjedhjen e saj, por tregoi edhe se çfarë i kishte thënë asaj personalisht.

“I kam thënë edhe asaj, je vajza e Azem Hajdarit. Nuk ka rëndësi çfarë qëndrimesh mban. Unë jam njeri që respektoj zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm ti vemë shumë epitete por harrojmë që është thelbi I lirisë. Dhe në këtë kontekst ‘no comment'”, -tha Berisha.


Shtuar 22.06.2020 20:51