I dehur në timon, kontrolli i policisë fundos 23 vjeçarin

U konstatua se ishte i dehur në timon, por pas kontrollit të makinës, 23-vjeçarit iu shtuan edhe dy akuza të tjera.

A.k, do të hetohet tani nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, e arrestuan në flagrancë të riun, A.K., 23 vjeç, banues në Sukth.

Ai u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Golf” në gjendje të dehur dhe pas kontrollit në mjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar si mariuhanë dhe një shkop metalik (si ato të policisë).


Shtuar 19.08.2020 07:15