“Hiqni telefonat nga duart”, Rama e nis ditën me një mesazh

Kryeministri Edi Rama e ka bërë tashmë si “traditë” të përcjellë mesazhe të cilat ai i quan “fjalët e shenjta”.

Rama zgjedh shpesh fraza nga Bibla dhe Kurani, të cilat i ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ndërsa këtë mëngjes kreu i qeverisë ka zgjedhur të përcjellë mesazhin e tij me fjalët e Papa Françeskut, i cili është shumë aktual sidomos në ditë festash si këto.

“Hiqni telefonët dhe komunikoni me njëri-tjetrin. Hiqini nga duart edhe kur drekoni e flisni. Ju dini vetëm të çatoni dhe keni harruar komunikimin”, është ky mesazhi i Atit të Senjtë që Rama e ka ndarë në Facebook.


Shtuar 2.01.2020 07:19