Haradinaj tregon çfarë ndodhi tek darka në shtëpinë e Thaçit: Debatova me Ramën për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbardhur darkën që është zhvilluar pak kohë në shtëpinë e Hashim Thaçit në Kosovë disa kohë më parë, ku ka marrë pjesë dhe Edi Rama e politikanë të tjerë. Haradinaj shprehet se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës, dhe ka pasur përplasje me të në atë darkë.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve, por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se që në momentin kur Rama shpeshtojë takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës. Më tej ka pranuar se ka pasur deabt me Ramën në shtëpinë e Thaçit kur ishin mbledhur politikanët në një darkë të ftuar nga Thaçi.


Shtuar 20.01.2020 20:07