Kujtim Gjuzi në Kuvend: Amnistia e mangët, 175 janë pak për t’u liruar!

Deputeti Kujtim Gjuzi në seancën e sotme plenare kërkon zgjerimin e kategorive për amnistisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi u shpreh se 175 të dënuar që i kap amnistia për t’u liruar janë pak.

Ai tha se amnistia është e mangët, selektive dhe se duhet riparë.

“Nëse Rama nuk e bën testin e drogës si mund të lëmë një mijë persona atje brenda për përdorim vetjak ndodhen pas hekurave.

Ne nuk duhet të cojmë njerëzit në dyert e qelive kur nuk kanë faj se përgjegjëse ishte qeveria Rama dhe një ministër që nuk është më as në Kuvend.

Të gjithë këta që mbollën drogë dhanë një version si të pasurohesh shpejt. Amnistia është e mangët, selektive, duhet riparë. Cdo gjashtë muaj të bëjmë amnisti?!

Le ta shtyjmë me një javë dhe të zgjerojmë gamën. Janë 1200 të tjera pas hekurave që janë fajtor për shkak të qeverisë.

Ata që janë vuajtur 2/3 e dënimit të shkojnë pranë familjeve duke i mbajtur në monitorim”, u shpreh Gjuzi.


Shtuar 30.01.2020 15:34