Grabitje dhe dhunë, kapen 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në 24 orët e fundit 7 shtetas të akuzuar për vjedhje,

A. P., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit H. S., 42 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë këtij muaji, konkretisht:

– I vjedhjes së një pakoje në një motor, më datë 29.01.2020;

– I vjedhjes së portofolit të shtetases E. D., më datë 18.01.2020;

– I vjedhjes së laptopit të shtetasit E. M., më datë 27.012020;

– I vjedhjes së disa pijeve alkoolike në ambientet e një hoteli, më datë 27.012020;

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet me të cilat dyshohet se ka realizuar vjedhjet, një mjet prerës sharrë dhe një kaçavidë e vogël.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar edhe 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

– H. SH, 49 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”

– S. G, 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– B. M., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka nxjerrë nga banesa.

– E. Xh ., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

– G. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

– F. H ., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Shtuar 30.01.2020 14:19