Gjykata vendos “arrest me burg” për Vladimir Gjutën

Gjykata ka caktuar “arrest me burg” ndaj Vladimir Gjutës, i akuzuar për veprën penale ‘Kanosja’ dhe ‘ Goditja për shkak të detyrës’.

Më herët, ai u la i lirë pasi kushëriri i tij tërhoqi akuzën, ku Gjuta e kishte dhunuar në shtëpinë e tij.

Kujtojmë se Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit. Ai, së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish-ministrit Tahiri.

Gjuta akuzohet dhe për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


Shtuar 9.07.2020 11:52