Gjendet e braktisur mes autostradës makina luksoze, dyshimet e para

Një makinë luksoze është gjetur e braktisur në autostradën e Mamurrasit.

Makina luksoze tip fouristradë dyshohet se mund të jetë e vjedhur në orën 4 të mëngjesit në plazhin e Velipojës.

Ende nuk dihet kush janë autorët e grabitjes së mjetit, ndërsa Policia e Kurbinit po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 19.07.2020 15:12