Gattuso largohet nga Napoli?

Napoli nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos nuk ia ka dalëgat të ndryshojë rezultatet negative teksa skuadra po vuan dhe në mbrëmjen e djeshme përballë Fiorentinës mori humbjen e tretë radhazi. Ndërsa, ishte disfata e katërt në pesë ndeshje të Gatuzos.

Në radhët e tifozëve është rritur pakënaqësia ndërsa tekniku nuk nguroi të akuzonte edhe lojtarët se nuk po impenjohen aq sa duhet. Sipas mediave angleze, ish-tekniku i Milanit duke parë ambientin e rënduar po konsideron tërheqjen pas vetëm 35 ditëve në krye të klubit. Ajo që do të vendosë përfundimisht do jetë ndeshja e javës së ardhshme ndaj Juventusit.

Napoli do presë në shtëpi kampionët në fuqi dhe në rast se Gatuzo nuk do marrë një përgjigje nga futbollistët, atëherë do largohet pasi e sheh të pamundur punën në ekipin ku aktivizohet edhe Elseid Hysaj.


Shtuar 19.01.2020 15:14