Një 62-vjeçar me inicialet V.K., banues në Bilisht, ka humbur jetën pas një rrëzimi të dyshuar aksidental në shtëpinë e motrës së tij në Korçë, ku kishte shkuar për vizitë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ai ka rrëshqitur në tualet, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. Motra e tij lajmëroi ambulancën, e cila e dërgoi në spital, por 62-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Të lidhura
None found
Policia po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
