Furgoni me pasagjerë del nga rruga, të paktën shtatë të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor është raportuar pak më parë në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe.

Paraprakisht mësohet se një furgon ka dalë nga rruga.

Po ashtu bëhet e ditur se të paktën shtatë pasagjerë kanë mbetur të plagosur.

Drejt vendngjarjes janë nisur dy autoambulanca, një nga Shkodra dhe një nga Malësia e Madhe.


Shtuar 31.08.2020 16:46