Fqinjët flasin për horrorin në Pogradec: Kishte dy gisht gjak

Të tjera detaje mësohen nga vrasja e 70 vjeçare Firdes Çekiçi, nga i biri, mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas, Pogradec.

Fqinji i viktimës ka treguar detaje të tjera për ngjarjen e rëndë.

“Fola me vajzen e viktimes pas ngjarjes. Ajo kishte qene tek komshia ngjitur dhe kishte lene ne shtepi babain me gjyshen. Kishte dale nga fqinja se e lajmeruan kur ngjarja kishte ndodhur. Komshinjte kishin provuar te lidheshin me policine por s’ishin lidhur dot dhe me tregoi se ajo ka shkuar deri ne komisariatin e Pogradecit me biciklete per te lajmeruar.

Hyme ne banese kur mbaroi policia veprimet. Ngjarja kishte ndodhur ne kuzhine. Midis dy divaneve ne toke. Kishte dy gisht gjak. Bashkeshortja ime e pastroi. Jemi tmerruar”-ka rrëfyer ai.


Shtuar 7.08.2020 09:50