“Fotografia e nënës suaj do jetë këtu”, fushata e frikshme që po mbahet në qytetin shqiptar

Dikush mund ta marrë si “mallkim’ e tjetërkush do ndërgjegjësohet duke menduar për nënën e tij.

Kjo ““fushatë” e frikshme ka filluar në Prishtinë për vendosjen e maskës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nëpër shtyllat e rrugëve të kryeqytetit janë vendosur disa afishe të llojit të njoftimeve, të njëjta me ato që vendosen kur dikush ndërron jetë.

Në këto shtylla mund të jetë fotografia dhe emri i nënës suaj, shkruhet në njoftim, duke aluduar se qytetarët janë duke e rrezikuar shëndetin e prindërve të tyre në rastet kur nuk vendosin maska.

“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi.

Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.


Shtuar 15.07.2020 06:35