FNSH dhe Forcat Shqiponja zbarkojnë në Astir, nis shembja e banesave (VIDEO)

Ka filluar që në orët e para të mëngjesit aksioni i IKMT për prishjen e pesë banesave në Astir të cilat përfshihen nga projekti i Unazës së Re.

FNSH dhe Forcat Shqiponja janë të pranishme në aksionin e IKMT-së për prishjen e banesave në Astir, ndërsa qarkullimi nga ‘Ura e Astirit’ deri tek sheshi ‘Shqiponja’ është bllokuar.

Ndërkohë ka filluar shembja e objektit të Skënder Dodës dhe pritet të shembem edhe pesë godina të tjera.

Ndërkohë një objekt është projektuar për tu shembur ditën e nesërme me eksploziv.

Pas shembjeve më pas do të procedohet me zhvendosjen e inerteve.
Abcneës.al raporton se nga banorët nuk pritet të bëhet rezistence, por nuk pranojnë shembjen e godinës 5 katëshe e Flamur Dajcit të cilën e quajnë të shenjtë per shkak se u strehuan në godinën pesë katëshe.

Me banorët është negociuar dhe i është dhënë bonusi i qirasë dhe pritet që të largohen vullnetarisht.

“Tashmë vihet re se në rreshtin e parë janë vendosur forcat e Policisë Bashkiake. Nuk ka rezistence të banorëve të Astirit”, raporton gazetari.


Shtuar 9.01.2020 07:54