Flet stomatologu që theu karantinën: Isha me një person tjetër në qeli, s ‘më dhanë doreza e as maskë

Mjeku stomatolog Arbër Stafa i cili u arrestua disa ditë më parë se doli të blinte bukë, në emisionin “Shqipëria Live” thotë se ka bërë një kallzim penal ndaj policëve që pretendon se e kanë dhunuar. Ndërkohë u shpreh se, sa të mbyllë këtë çështje, do të largohet nga Shqipëria.

Ndër të tjera ai shprehet se nuk e di nëse është infektuar me koronavirus apo jo, pasi nuk ka patur maskë dhe doreza për tu mbrojtur nga COVID-19.

“Kam qenë me një person tjetër në qeli, s’më dhanë doreza dhe maskë. Vetëm maskë m’u dha në gjykatë për të ruajtur gjykatësin dhe prokurorin. Nuk e di e kam virusin apo jo. Falenderoj disa policë dhe police që u sollën në mënyrë korrekte, por ato s’kanë faj, ato masa kanë.

Normale i gjithë komuniteti më mbështet se çfarë bëjnë këta të arrestosh një mjek me burg. Në moment që unë do të mbyll këtë çështje me shtetin, do të largohem nga ky vend, nuk bëhet më. Kjo më ka prishur imazhin. Nuk jam i sigurt sa audio janë regjistruar. Nuk kam punë me ata, atë punë do ta zgjidhi institucionet shtetërore”, tha Arbri.


Shtuar 5.05.2020 13:39