Tronditet Tirana, si polici qëlloi ndaj dy të rinjve në kryeqytet

Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se një punonjës policie i ka kërkuar dokumentat e identifikimit një qytetari, ku dhe ka kërkuar të bëjë kontroll në çantën e tij. Ky i fundit nuk ka hapur cantën por është larguar dhe ka nxjerrë armën në drejtim të punonjësit të policisë ku ky i fundit e ka paralajmëruar duke qëlluar me armë në ajër.

Më pas polici e ka qëlluar në pjesën e këmbës.

Rastësisht, në afërsi ka qënë dhe një tjetër qytetare që është plagosur nga punonjësi i policisë.

Sipas autoriteteve, të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ka deklaruar drejtori i policisë Tiranë, Revani Jaupaj.

Po ashtu, i riu dshohet të jetë një person me rrezikshmëri të lartë por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij./albeu.com
vijon…


Shtuar 10.04.2020 10:09