EMRAT/ Kush janë të rinjtë që u rrahën sot në mbrëmje në Rrogozhinë

Një konflikt mes të rinjsh ka devijuar mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë duke përfunduar me kërcitje armësh.

Ervis Dedej dhe Keli Keci ishin dy të rinjtë që tmerruan banorët pas një konflikti verbal rreth orës 21:00, ku fillimisht u rrahën me grushte e pastaj përdorën armën.

Ishte Ervis Dedej që tha se do të shkonte në makinë për tu kthyer sërish në vendin e ngjarjes. Ai u kthye me një armë zjarri ‘pistoletë’, me të cilën qëlloi dy herë në drejtim të 26 vjeçarit Keli Keci.

Ky i fundit po merr trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që Dedej është shpallur në kërkim. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e këtij konflikti.


Shtuar 2.09.2020 19:53