Eliminoi policin dhe djalin e tij 8 vjeçar, kush është Engjëll Ibrahimi

Policia ka publikuar sot një tjetër person të shpallur në kërkim për vrasje.

Engjëll Brahimi rezulton i dënuari me burg përjetë, pasi në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Shtetasi Engjëll Brahimi, një ndër 50 personat e shpallur në kërkim nga Njësia e Kërkimit, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.


Shtuar 30.01.2020 14:33