E trishtë: Prindërit e 16 vjeçares shqiptare që u gjet e pajetë në Greqi, shkojnë në vendngjarje (VIDEO)

Vdekja e 16 vjeçares shqiptare ka tronditur opinionin shqiptar por jo vetëm. Teksa sot pritet të mbahet ceremonia, prindërit dhe të afërmit e Maria Hysenit kërkojnë përgjigje për humbjen e vajzës së tyre.

Mediat lokale atje kanë filmuar momentin kur familjarët shkojnë pranë vendin ku u vajza 16 vjeçare u gjet e vdekur, ndërsa raporti mjeko-ligjor i publikuar sot bënte me dije se ajo kishte ndërruar jetë si pasojë e rënies nga lartia pranë kishës në Trikala.

Prindërit këmbëngulin se është e pamundur që vajza të ngjitet në skelat e çatisë e kishës, teksa ndërtesa ndodhet në rikonstruksion.

Ata gjithashtu raportuan se kishte gjak në pjesën e pasme të tempullit e cila ishte larë, duke pretenduar se kanë fotografi që e vërtetojnë atë.


Shtuar 17.07.2020 16:23