E pranon ministrja Xhaçka: 3 ushtarakët shqiptarë të prekur nga COVID 19

Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka, foli për rastet e tre ushtarëve shqiptar në misionin e KFOR në Kosovë të infektuar me tyre, nuk ka asnjë ushtarak tjetër të infektuar me këtë virus. COVID 19 dhe tha se përveç

“Janë 29 efektivë të FA që shërbejnë atje, 3 janë diagnostifikuar me COVID 19, kanë ardhur në Shqipëri në bazë të protokollit që duhet të ndiqnin.

Ata fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nën kujdesin e bluzave të bardha dhe MSH. Janë asimtomatikë”,- tha ministrja.

E ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 ajo u shprehse: “Kemi kontakte me të gjithë ushtarakët tanë kudo në botë, nuk kemi asnjë rast tjetër fatmirësisht. Janë marrë masa për të pasur situatën nën kontoll”,- shtoi ajo.

Ministrja tha ndër të tjera se për shkak se gjendja e fatkeqësisë natyrore u zgjat, është e domosdoshme edhe qëndrimi i ushtrisë në rrugë.

Sipas saj, FA-të kanë luajtur një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së COVID 19.

“Më lejoni të them që jemi në situatë emergjence që i përket edhe sigurisë, të tillë e kanë cilësuar edhe vendet e tjera. .Po të mos ishte për mjetet e tyre, gatishmërinë ndoshta s’do kishim mundur ta përballonim situatën si tani.

Mos harrojmë që kemi shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Ata janë të angazhuar 24 orë në ditë ashtu si efektivët e policisë. Janë me qindra të organizuar me policinë në komunitet që të respektohet distancimi social, në tregje apo kudo ka grumbullime“, u shpreh Xhaçka./ BW


Shtuar 29.04.2020 19:46