Zhgënjen kombëtarja, kuqezinjtë me gabime amatoreske mposhten në Air Albania (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer në shtepi duke u mposhtur 0-1 në Air Albania nga modestët e Lituanisë.

Një lojë për t’u harruar për kuqezinjtë që nuk bindën aspak sidomos në sulm, shkruan Albeu.com.

Për miqtë goli erdhi në fillim të pjesës së dytë. Gjithçka nisi nga pasimi i gabuar i Gjasulës teksa miqtë shënuan me Kazlauskas pas një kundërsulmi.

Ndërkohë që Shqipëria e mbylli me 1 lojtar më pak pasi Hysaj doli me të kuq në fund të takimit pas dy kartonave të verdhë.

Pas 2 ndeshjes në Grupin C Shqipëria mban vendin e 2 me 3 pikë. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2020 20:38