Zgjidhet emri, kush është socialistja që do të zëvëndësojë Arban Ahmetajn

Ditën e sotme gjatë mbledhjes së PS, është marrë vendimi se Milva Ekonomi do të jetë kryetarja e Komisionit të Ekonomisë.

Burimet bëjnë me dije se Milva Ekonomi do të zërë vendin e Arben Ahmetajt në krye të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Mësohet se emri i saj pritet të votohet gjatë seancës së sotme.

Kujtojmë që drejtimin e Komisionit të Ekonomisë e kishte Arben Ahmetaj, por ai u largua dhe u bë ministër i Shtetit për Rindërtimin. Aktualisht Milva Ekonomi është zëvendëskryetare në Komisionin e Medias.


Shtuar 20.01.2020 15:52