Vendim i qeverisë: Hapen shkollat, vetëm për këto nxënës

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë detajet e fundit nga vendimi i qeverisë nëse do të hapen apo jo shkollat.

Ministrja bën me dije se shkolla do të hapen më 18 maj vetëm për brezin e maturës të këtij viti.

Deri më datë 18 maj do të vazhdojnë mësimi online dhe më pas do të kalojë në shkolla, aty ku do të respektohet distanca mes nxënësve dhe kushtet e higjenës.

Ministrja bëri me dije se provimet e maturës do të përmbajnë vetëm mësimet të marra në ambientet e shkollës, jo mësimet online.

Nxënësit e tjerë do të vazhdojnë mësimet online, ndërkohë mësuesit duhet t’i mbyllin notat dhe programin mësimor në shkolla, aty ku gjenden edhe regjistrat e notave dhe nxënësve.

Në të njëjtën mënyrë, edhe nxënësit e tjerë do të vlerësohen përfundimisht në bazë të notave të marra para pandemisë.

Provimet e maturës shtetërore do zhvillohen midis datës 8 dhe 18 qershor.

“Hapja e pjesshme do realizohet duke zbatuar rregullat e distancimit social dhe kushtet higjeno-sanitare.

Të gjitha shkollat nuk hapen për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe për shkak të tërmetit kemi të dëmtuara e pa mundëson higjenizimin.

Shkollat vetëm për maturantët duke i shpërndarë në të gjitha klasat.

Mësimi nga shtëpia do vazhdojë për të gjithë nxënësit e klasave nga 1 deri 9, do mbyllet dy javë më herët se sa parashikimet që mësuesit të shkojnë në shkolla e të bëjnë mbylljen e vitit e notat.

Shkolla per klasat 1- deri 9 do vazhdoje nga shtepia deri në datën 29 maj.

Vlerësimet përfundimtare do mbyllen në dy javët e para të qershorit, duke u bazuar në notat e mara deri në 9 mars dhe vlerësimet në kushte shtëpie, por nese keto favorizojne nxenesin, jo penalizojne” /albeu.com/


Shtuar 28.04.2020 17:11