Tërmeti shkund Shqipërinë (FOTO LAJM)

Një termet i fortë sapo ka tronditur vendin.

Sipas raportimeve të para mësohet se tërmeti ka qënë 4.5 i shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 34 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Edhe gjatë natës ka pasur goditje tërmeti në Zonën e Tiranës dhe Durrësit.

Goditja më e fortë ndodhi në orën 01:52, me madhësi 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 9 kilometra në jug-perëndim të Mamurrasit.

Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në Tiranë duke shkaktuar panik tek qytetarët të cilët kanë lënë banesat nga frika. /albeu.com/


Shtuar 8.06.2020 15:24