Një grua ka tentuar ti japë fund jetës duke u mbytur ne det në Vlorë, por falë ndërhyrjes së policisë asaj iu shpëtua jeta.
Ngjarja ndodhi ndërsa punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë që kryenin shërbimin në zonën e Ujit të Ftohtë, ku edhe kanë konstatuar një shtetase që ishte futur në ujë dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë së detit.
Të lidhura
None found
Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital.
Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët.
Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
