Rudina Hajdari shkarkohet me sherr, Myslim Murrizi vendoset në krye të demokratëve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më në krye të grupit demokrat pasi këta të fundit e kanë shkarkuar dhe kanë vendosur në vend të saj Myslim Murrizin.

Vendimi është marrë dy ditë më parë mes debatesh të ashpra gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dhe në fund është vendosur që Hajdari të mos e drejtojë më grupin duke vendosur në vend të saj Myslim Murrizin shkruan abcneës.al.

Debatet janë zhvilluar me argumentin se Hajdari nuk ishte transparente në lidhje në lidhje me vendimet që po merreshin në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Hajdari u sfidua edhe më parë në grup, ku Korab Lita pretendoi se kishte shumicën e deputetëve.


Shtuar 14.05.2020 09:51