Prokuroria apelon vendimin e gjykatës për Henri Çilin

Prokuroria e Përmetit ka apeluar vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Henri Çilin.

Vendimi është apeluar nga prokurori në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrëes. Apelimi është depozituar të enjten në gjykatë.

Ky veprim i Prokurorisë së Përmetit ka ardhur vetëm pak ditë pas Henri Çili u la i lirë me masën “Detyrim paraqitje”, pasi u akuzua se do të ndikonte në një proces gjyqësor.
Vetë i akuzuari, u mbrojt duke treguar se nuk ishte i vërtet pretendimi i Prokurorisë se ai do të ndikonte në një vendim gjyqësor.


Shtuar 5.03.2020 16:33