Meta bën thirrjen e fortë për të zbritur në shesh: Ju pres me 2 mars

Presidenti Ilir Meta ftoi sot qytetarët në protestë më 2 mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti tha:

“Presidenti do të mbrojë Kushtetutën. Më 2 mars firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit. Do të lidh një besëlidhje për të shpartalluar bashkimin e mafias në këtë vend. Më 2 mars, ju pres tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Meta lajmëroi se do të padisë edhe persona të tjerë që kanë dorë në grushtin e shtetit, në ditët në vijim.


Shtuar 19.02.2020 12:29