Masat drejt lehtësimit, Rama u jep lajmin e mirë shqiptarëve

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka vendosur 80 mijë euro gjoba qytetarëve dhe bizneseve që nuk kanë respektuar masat.

Pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë virtuale me drejtuesit e Policisë së Shtetit, me të cilët është konsultuar për lehtësimet që do të bëhen publike shumë shpejt.

Në një reagim në Facebook, Rama ka bërë me dije se do të garantohet mbrtojtje për të gjithë qytetarët gjatë fazës së tranzicionit, por dhe kur situata të normalizohet.

“KONSULTË ME DREJTUESIT E POLICISË SË SHTETIT PËR LEHTËSIMET E MËTEJSHME DHE GARANTIMIN E STANDARTEVE TË MBROJTJES NGA ARMIKU I PADUKSHËM GJATË TRANZICIONIT DREJT NORMALIZIMIT”, shkruan Rama në Facebook. /albeu.com/


Shtuar 14.04.2020 15:41