Lajm i mirë nga Infektivi: Dy të infektuar me COVID-19 shërohen e lënë spitalin

Një lajm i mirë vjen nga Infektivi. Mësohet se dy të infektuar me COVID-19 në Tropojë janë shëruar e për rrjedhojë kanë lënë edhe ambjentet e spitalit.

Lajmi është konfimuar nga kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi i cili shkruan se pacientët kanë lënë spitalin dhe për 2 javë do ti nënshtrohen rregullit të vetëkarantinimit në banesë.

Reagimi i plotë:

#LajmIShumPritur.🟢

Sapo u informova nga autoritetet mjekesore se sot kane lene Spitalin infektiv ne Tirane dy te diagnostifikuarit e pare nga Tropoja si te infektuar me Covid-19.🙏🏽

Te dy pacientet tashme jane te sheruar dhe do t’ju nenshtrohen rregullave formale 2 javore te karantines.

Nje lajm i tille eshte i gezueshem 😊per te gjithe ne por dhe nje kujtese qe te zbatojme me rigorozitet rregullat dhe normat e kujdesit shendetesor te sanksionuara nga autoritetet.

Nje mirenjohje 👏👏te veçante per bluzat e bardha te qytetit tone dhe te Spitalit infektiv Tirane per punen profesionale dhe perkushtimin human qe po tregojne.

➡️Ky rast e shume te tjera ndjellin shpresen e madhe se me kujdes e rregull,me durim e sakrifice ne #Dojadalim✅


Shtuar 3.04.2020 18:21